Hoti dhe Vuçiqi nesër përballen në samitin virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor

28 korrik 2020 | 11:36

Këshilli Atlantik do t’i bëjë bashkë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi siç është bëtë me dije në faqen e këtij këshilli mbahet nesër ( e mërkurë) në formë virtuale.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Stevo Pendarovski do të jenë pjesë e këtij takimi.

Bosnja dhe Hercegovina përfaqësohet në këtë ngjarje nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, kurse Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Është bërë me dije se drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë…