Hoti: Dialogu çështje muajsh, nëse s’ka njohje Kosova vazhdon si shtet i pavarur

21 dhjetor 2020 | 16:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe një herë ka ripërsëritur nga Rahoveci, se janë duke u munduar që të organizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur takimin me partitë politike sa i përket çështjes së presidentit.

Hoti ka theksuar se edhe janari është vonë për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Ndërsa duke folur për dialogun me Serbinë, Hoti ka thënë se nëse nuk arrihet njohja e ndërsjellë, Kosova do të vazhdojë si shtet i pavarur.

“Dialogu si proces është çështje muajsh, do të vijojmë te fundi shumë shpejtë, nëse nuk e arrijmë njohjen e ndërsjellët, Kosova do të rrugëtojë si shtet i pavarur”, ka thënë Hoti.

Kurse lidhur me shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Hoti ka thënë se është vendim shtetëror i bazuar në Kushtetutë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të opinionit…