Hoti: Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta në qeverinë e kaluar
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është rifilluar mbi parime të qarta në qeverinë e kaluar.
“Dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Në linjë me deklarimin e presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke. Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me ShBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh. Dialogu është rifilluar mbi parime të qarta në qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.