Hoti: Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë
13 tetor 2020
| 10:29
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, të cilit ia ka bashkangjitur disa fotografi, pasi është votuar projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, ka paralajmëruar dyfishimin e subvencioneve për bujqit dhe fermerët.
“Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë!
Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes!”, ka shkruar kryeministri Hoti.
#QeveriaHoti #Rimekembja