Hoti, ditën e parë si kryeministër e përmbyll me vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë
04 qershor 2020
| 16:04
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e tij të parë të punës e ka përmbyllur me vizitën në Ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i ri, Armend Zemaj.
Pas pranimit të detyrës dhe mbledhjes ceremoniale të Qeverisë, vizitën e parë si shef i qeverisë Hoti e ka bërë për homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Më pas, Hoti ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.