
Hoti: Ditët e para të pranverës, të dhimbshme për shumë familje të Rahovecit
25 mars 2018
| 13:57
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka përkujtuar të rënë në fshatin Fortesë, Celinë dhe Brestovc.
Hoti ka thënë se ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje rahoveciane.
“Ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje të Rahovecit. Sot përkujtohen të rënët në Fortesë, Celinë, Brestovc, e në ditët e ardhshme në Krushë, më vonë në Pastasel e plotë fshatra të tjera. Këto ditë jemi të gjithë me familjet e këtyre të rendeve për të ndarë dhimbjen me ta. Ju qoftë i lehtë dheu”, ka shkruar Hoti në llogarinë në “Facebook”.