Hoti: Do të jetësojmë amanetin e atyre që dhanë jetën për Kosovën

05 qershor 2020 | 11:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se qeveria e re është e  vendosur ta jetësojë amanetin e prijësve dhe atyre që dhanë jetën për ta bërë Kosovën shtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për këtë arsyeje ditën e parë të punës si kryeministër ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe varrin e ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet”, ka shkruar Hoti.

(M.K /Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Triumfi në garën e Ligës së Kampioneve me Juventusin është…