Hoti: Do të monitorohen çmimet në laboratorët privatë për testimet me Covid

12 gusht 2020 | 17:37

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet e Kosovës do të monitorojnë laboratorët privatë të cilat janë licencuar për të kryer teste për koronavirus.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim”.

“Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se…