Hoti: Do të ndahet buxheti sipas planit dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së
16 tetor 2020
| 14:28
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë partnere krah ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, raporton “epoka e re”.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të ndajë buxhetin për FSK-në sipas planit 10-vjeçar të transformimit të FSK-së.
“Qeveria e Kosovës do të ndajë buxhetin për FSK-në sipas planit 10-vjeçar të transformimit të FSK-së drejt një ushtrie sipas standardeve të NATO-s. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere krah ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e vet në “Facebook”.