Hoti: Do të pranojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

03 dhjetor 2020 | 14:47

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi, raporton “Epoka e re”.

Pas nënshkrimit të panos për zotim për gjithëpërfshirje, e cila u vendos në oborrin e Kuvendit të Kosovës, shefi i ekzekutive ka deklaruar se qeveria e tij do të sillet në përputhje me  vendimin e Kushtetueses.

“Çdo vendim që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, ka dekalruar ai.

Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ku e ka kontestuar votën e deputeti Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka paralajmërua se shumë shpejt do të dal me vendim për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh ajo është kthyer në një ndër emrat…