
Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
17 shkurt 2021
| 10:58
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe kolegë nga kabineti qeveritarë bëmë nderime tek të rënët e familjes Jashari, për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rëntë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.