Hoti e Abdixhiku takojnë drejtuesit e FMN-së në Kosovë
Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, së bashku me deputetin Lumir Abdixhiku, kanë pritur të martën në takim shefen e misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend, me ç’rast kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Hoti e ka njoftuar përfaqësuesen e FMN-së për punën e kësaj partie si dhe e ka falënderuar atë për bashkëpunimin.
Ndërsa, shefja e misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble e ka vlerësuar lart përkushtimin e grupit parlamentar të LDK-së, për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend, si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.
/Epoka e re/