Hoti e ambasadori hungarez bisedojnë për sfidat që e presin Qeverinë e Kosovës
12 shkurt 2020
| 16:34
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz.
Ambasadori Markusz, e ka uruar zëvendëskryeministrin Hoti për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoti dhe ambasadori Markusz banë biseduar rreth çështjeve të ndryshme aktuale, si dhe për sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.
/Epoka e re/