Hoti e Bajrami falënderojnë BERZh-in për kredinë në vlerë prej 30 milionë eurosh

23 qershor 2020 | 11:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, biseduan me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami e falënderuan Chakrabarti për përkrahjen e vazhdueshme të BERZH-it për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kredinë emergjente për likuidet me vlerë prej 30 milionë eurosh, si dhe për mbështetjen e projekteve të kompanive rajonale, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.

“Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Hoti tha se takimet e kësaj jave në Uashington dhe në Bruksel do të përqendrohen kryesisht në integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministrja Bajrami paraqiti prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës janë…