Hoti: E çuditshme që edhe pas tri dite nuk dihet shkaku i helmimit të deçanasve
13 korrik 2021
| 16:50
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i çuditur që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit të mijëra qytetareve të Deçanit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është dashur të jepen edhe udhëzime zyrtare për qytetarët se si të veprojnë.
“Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë. E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhezime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë. Duhen masa të shpejta: 1. Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit. 2. Duhet urgjentisht të ngritet një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit”, ka shkruar Hoti.