Hoti e Jasharaj diskutojnë për fillimin e vitit të ri shkollor

14 gusht 2020 | 12:17

Kryeministri Avdullha Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, me të cilin janë dakorduar për komunikim të vazhdueshëm lidhur me përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh sigurim e cilësinë në mësim dhe shëndetin e nxënësve.

“Sot, me Kryetarin e SBASHK-ut, z.Rrahman Jashari, u dakorduam për komunikim të vazhdueshem lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor. Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komunave. Vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjeter mbështetës”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos…