Hoti e quan PSD-në partner të Qeverisë
21 dhjetor 2018
| 17:45
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka quajtur Partinë Socialdemokrate (PSD) partner të Qeverisë Haradinaj.
Ky reagim i Hotit ka ardhur pas miratimit në parim të Projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2019.
“Partneri më i ri i koalicionit PAN, PSD-ja me mandateve të palegjitimuara me votën e qytetarëve, mundësoi votimin e buxhetit 2019. Buxheti ishte çmimi i tyre. Qytetarët e Kosovës nuk harrojnë t’u japin përgjigjen e merituar atyre që ua deformojnë vullnetin politik”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/