Hoti e quan Shpend Ahmetin bashkëkryesues ‘dekorativ’ i ekipit negociues
14 janar 2019
| 17:37
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, ka hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Shpend Ahmetin e ka quajtur ‘dekorativ’ i ekipit negociues.
“Bashkëkryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, z. Ahmeti, i paska hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë. Kështu ka thënë z. Thaçi tash një vit, se nuk ka tema tabu dhe se marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Ai, dhe kushdo tjetër, duhet ta dijë se tema tabu në dialog janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, aranzhimi kushtetues”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/