Hoti edhe dy sezone pjesë e Feronikelit
05 qershor 2019
| 12:34
Skuadra e Feronikelit ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe më njërin nga lojtarët më të mirë në edicionin e fundit, Mendurim Hoti.
“Hoti, ka nënshkruar edhe për dy sezone tjera, me të cilat do të luajë nën fanellën e F.C. Feronikelit. Sulmuesi anësor, ka realizuar 10 gola këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës, duke kontribuar edhe me 5 asistime”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Skuadra e Feronikelit ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratave edhe me këta futbollistë: Kastriot Rexha, Arbër Prekazi, Përparim Islami dhe Astrit Fazliu.
/Epoka e re/