Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit, askush nuk ka humbur
28 maj 2020
| 23:54
Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka shkruar Hoti.
(Q.R / Epoka e re)