Hoti falënderon Ballën për kontributin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin Evropian
21 korrik 2020
| 11:27
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona.
Hoti ka folur për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.
Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, Hoti e ka falënderuar Ballën sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.