Hoti falënderon Bankën Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës
26 shkurt 2020
| 12:59
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim.
Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, ka shprehur gatishmërinë e Bankës Botërore që të ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
/Epoka e re/