Hoti falënderon deputetë që votuan për rishikimin e buxhetit
13 korrik 2020
| 16:25
Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët të cilët votuan rishikimin e buxhetit.
Ai ka thënë se tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.
“Faleminderit të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit. Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)