Hoti falënderon deputetët për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët e pozitës dhe opozitës për ratifikimin e pesë marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka deklaruar se pret që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Postimi i plotë i Hotit:
Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.
Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese.
Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.
(M.K / Epoka e re)