![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/hoti-1.jpg)
Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve
26 qershor 2023
| 12:25
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve të rrëmbyer.
Me këtë rast, Hoti ka falënderuar ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre.
“Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë. Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.