Hoti: Fitorja e LDK-së është fitore për Prishtinën dhe për Kosovën

10 janar 2021 | 23:23

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar takimet me degë të ndryshme të kësaj partie në vend.

Ai sot ishte në Degën e Dytë të LDK-së, nga ku u shprehet optimist për fitore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pjesa e “Qytetit të Vjetër” të Prishtinës e mobilizuar për fitoren e LDK-së!

Me Degën e Dytë të LDK-së, bashkë e të fokusuar për fitoren e shtëpisë politike të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova.

Nga debati i përbashkët u konkludua se Prishtina e kërkon normalitetin për zhvillim dhe nuk e pranon dhunën në asnjë formë.

Fitorja e LDK-së është fitore për Prishtinën dhe për Kosovën me dyer të hapura në botën PERËNDIMORE.

Zoti e bekoftë Prishtinën!
Zoti e bekoftë LDK-në!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi…