Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr

09 mars 2023 | 09:56

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit.

“Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja ‘Kosova Thëngjilli’, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar. Kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive. Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga ‘Kosova Thëngjilli'”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Hoti ka shtruar disa pyetje: “Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte pjesë e ekipit që ka këshilluar ish-presidentin Ibrahim Rugova…