Hoti flet për herë të parë si kryeministër i ardhshëm

23 prill 2020 | 13:48

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka folur  për procesin e dialogut dhe për çështjen e reciprocitetit.

Hoti ka thënë se si çështje të rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Megjithatë, Hoti ka theksuar se dialogut me Serbinë është një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.

“Tash jemi para një situate të re. Kam marrë besimin nga LDK-ja për të provuar të ndërtojë qeverinë e re që do të ketë sfidën e parë, menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, sepse pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë shumë të mëdha. Çështja e dialogut është çështje kryesore me të cilën do të ballafaqohemi. Unë besoj që nga platforma që kemi nga viti 2018 dhe nga vendimi i Kushtetueses për Ligjin për dialogun, janë vendosur bazat mbi të cilët do të kryhet dialogu”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se procesi i dialogut do të drejtohet nga qeveria dhe se do të provohet që të ndërtohet edhe konsensus më i gjerë me qëllim të përmbylljes së problemit me Serbinë.

Ndërsa duke folur për çështjen e reciprocitetit, Hoti ka thënë se masa të tilla mund të jenë efektive vetëm nëse koordinohen me partnerët ndërkombëtarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalëngadalë po i kthehemi një normaliteti të ri dhe kjo…