Hoti: FSK-ja është emblema e shtetësisë së Kosovës

27 nëntor 2020 | 13:27

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar për nder të Ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, ai e ka vlerësuar lart FSK-në, duke thënë se kjo Forcë e gëzon epitetin e institucionet më të besueshëm në vend. “Jemi të vendosur të punojmë për ta zënë hapin e zhvillimit krahas vendeve të tjera të botës. Ushtria do të jetë anëtare e NATO-s dhe do të forcohet sipas standardeve më të larta të kësaj aleance”, ka thënë ai.

Kryeministri ka vlerësuar se FSK-ja është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës.

“Kjo nuk është vetëm çështje sentimenti por edhe e politikave dhe udhëheqjes së duhur. Pjesëtarët e FSK-së edhe këtë vit e kanë dhënë me sukses provimin, duke marrë pjesë aktive në luftimin dhe parandalimin e pandemisë. Shpreh mirënjohjen për vendet mike e anëtarët e NATO-s. FSK-ja është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se…