Hoti fton liderët politikë në takim, opozita pritet ta bojkotojë

21 korrik 2020 | 08:43

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot ka ftuar liderët e të gjitha partive politike për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Hoti njëjtë kishte vepruar edhe para një muaji, para nisjes për në Washington.

“Ashtu siç e kam thënë prej ditës së parë do të jem plotësisht transparent në këtë proces. Por, dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha Hoti të hënën kur njoftoi për ftesat drejtuar liderëve.

Opozita që bojkotoi takimin e qershorit pritet që të mos marrë pjesë as në këtë takim, bëhet fjalë për dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Në takimin e qershorit morën pjesë vetëm AAK, Nisma, AKR si dhe disa prej partive të komuniteteve.

Po ashtu kryeministri Hoti do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës rreth kësaj teme të premten në orën 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një foto të tijën…