Hoti garanton mbështetjen financiare për RTK-në

27 janar 2021 | 13:30

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim kryetarin e Bordit të RTK-së, Sali Bashota dhe drejtorin e përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, me të cilët bisedoi për mundësitë e transferimit të mjeteve të ndara për RTK-në për muajt janar-mars 2021, sipas ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, neni 12, paragrafi 10.

Hoti, i siguroi përfaqësuesit e RTK-së se, Qeveria në detyrë, do të analizojë të gjitha mundësitë ligjore, për të ofruar zgjidhje që transmetuesi publik të mos mbetet pa mbështetje financiare dhe të sigurohet mbarëvajtja e punës së këtij mediumi, i cili është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

“Për shkak të shpërbërjes së Kuvendit dhe mungesës së Komisioneve Parlamentare, RTK-ja po rrezikon të mbetet pa mbështetje financiare, pasi që Kryesia e Kuvendit, po heziton të ofrojë zgjidhje për situatën e krijuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takim…