Hoti: Gjendja me Covid është serioze, por nën kontroll
01 dhjetor 2020
| 17:31
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me Covid-19 në vendin tonë është mjaftë serioze, por nën kontroll.
Hoti në një konferencë për medie ka thënë se numri më i madh i të infektuarave është në institucionet shëndetësore.
Ai ka thënë se masat e ndërmarra para dy jave kanë ndikuar në rënien e rasteve me Covid.