Hoti: Gjendja në politikën e jashtme, e pritshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja e tanishme në politikën e jashtme është e pritshme, derisa shefi i qeverisë Albin Kurti ligjëron për luftën në Ukrainë, e jo për gjendjen në vendin tonë.
“Një vit qeverisje ka mjaftuar të spostohemi nga harta e investimeve strategjike. Ky degradim është i pritshëm. Kjo gjendje e politikës së jashtme është e pritshme sepse kryeministri ligjëron për luftën në Ukrainë. Gjatë këtij viti nuk kishte asnjë njohje. Por, kishte mjaft gabime. Problemi është se këta diplomatë ose janë anashkaluar ose po shkarkohen. Gjatë këtij viti nuk janë parë reforma në diplomaci kemi parë shkarkime”, ka thënë Hoti.
Ish-kryeministri Kurti ka pasur kritika edhe për mënyrën sesi po dialogohet me Serbinë.
“Shkarkimet e diplomatëve ishin hakmarrje politike. Kjo është ndër qeveritë më të dobëta që ka pasur Kosova. Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë në nivelin që kanë qenë. Është bërë propagandë për ratifikim në OKB. Ka 8 muaj që nuk ka aplikim. Gjatë këtij viti kemi parë vizita më shumë në lindje sesa në perëndim. Sa i përket dialogut është fakt që ka degraduar. Kryeministri dhe kolegë të tij na kanë qorruar me gaz lotsjellës për shkak të marrëveshjeve në dialog”.
“Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë janë në pikën më të ulët të mundshme. Kurrë nuk ka pasur diplomaci për një vit, nuk ka njohje, as lobim. Në forume rajonale i japin përparësi diskursit partiak. Nuk ka strategji për reformë në diplomaci. Dhe janë zbehur marrëdhëniet edhe me Shqipërinë. Pika e parë që Kosova të ruajë orientimin gjeopolitik duke punuar ngushtë me partnerë strategjik”, ka thënë Hoti.