Hoti godet qeverinë Kurti: Mashtrimit ‘krejt dhe drejt’ po i vjen fundi
12 korrik 2023
| 13:43
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimet e fundit në vend.
Hoti ka përdorur sloganin e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, “Krejt dhe Drejt”, duke e quajtur mashtruese partinë në pushtet.
Më tutje, Hoti ka thënë se dëmet që ka bërë kjo qeveri, janë të pariparueshme.
“Mashtrimit përmes dogmës ‘Krejt dhe Drejt’ po i vjen fundi. Por, disa nga dëmet që janë bërë janë të pariparueshme”, ka thënë Hoti në “Facebook”.