![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/E4C154B5-AF37-463E-B223-9761901B74A4.jpeg)
Hoti, Grenellit: Të gjitha marrëveshjet do të zbatohen
21 shtator 2020
| 20:08
Kryeministri Avdullah Hoti një konferencë të përbashkët për medie së bashku me Richard Grenell, është shprehur se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e ShBA-së, për zbatimin e marrëveshjeve.
“Prezenca e tyre flet një gjë, tregon vendosmërinë e presidentit Trump për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Tashmë është krijuar një momentum i ri dhe duhet të lëvizim përpara. Kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende të reja të punës. Ne jemi angazhuar dhe i kemi bërë përgatitjet. Në javët e ardhshme lëvizim në zbatimin e marrëveshje”, ka thënë Hoti.