Hoti: Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i presidentit Rugova dhe komandant i UÇK-së

17 janar 2021 | 23:04

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 19 vjet më parë, u vra deputeti Smajl Hajdaraj, që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova. “19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Smajl Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Hoti në profiling e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit…