Hoti: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, veprim i qëlluar

14 mars 2021 | 13:54

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jerusalem, si pjesë e marrëveshjes së arritur në Uashington në shtator të vitit 2020.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar.

Ai ka thënë se po shihet çdo ditë e më shumë rëndësia e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar. Ka pas dilema por po shihet çdo ditë rëndësia e marrëveshjes”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës…