Hoti, Haradinajt: Kosova ka institucione, s`ka nevojë për konferenca rreth dialogut

08 mars 2020 | 14:12

Zëvendëskryeministri i Parë, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur lideri të AAK-së, Ramush Haradnaj, i cili sot ka kërkuara mbajtjen e një konferencë dyditore në Kosovë për dakordim rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kosova ka institucionet e veta dhe nuk ka nevojë për konferenca të brendshme e as të jashtme për dialogun.

Statusi i plotë i Hotit:

Kosova ka institucione legjitime të dalura nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë. Nuk ka nevojë për asnjë konferencë për këtë qellim, të brendshme as të jashtme.

Duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidentin duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese.

Kuvendi duhet të kërkojë transparencë në këtë proces dhe të mbikëqyrë procesin duke ftuar kryeministrin në raportim të rregull, por edhe duke nxjerrë rezoluta nëse e sheh të nevojshme të shpreh qëndrimin e vetë për të kornizuar me qartë dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të Ditës së…