
Hoti, Haradinajt: Nuk e votojmë raportin e Bulliqit
23 shkurt 2018
| 11:15
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj në drejtim të deputetëve të LDK-së për bllokimin e demarkacionit .
Ai ka thënë se nuk e votojnë raportin e komisionit qeveritar për demarkacionin të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.
Hoti ka thënë se nuk e votojnë një raport i cili është i ndërtuar sipas tij mbi kauza të rrejshme.
“Tri vjet e keni mbajt ketë shoqëri të ndarë me kauza të rrejshme”, ka thënë Hoti.