Hoti i ashpër me Muratin: Me sa fytyrë thoni se është shkatërruar Kosova për 20 vjet?
11 nëntor 2024
| 12:24
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar rëndë ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova është shkatërruar për 20 vjet.
Hoti ka thënë se ka pyetur “me sa fytyrë” bën deklarata të tilla.
“Me debatuar me këtë person është problem, se ky debaton me fanatizëm. Këtij nuk i intereson e vërteta, edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër, të ulët. Me sa fytyrë del në foltore, edhe i thua njeriut që është shkatërruar Kosova që 20 vjet. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e me njerëz pa gjymtyrë, e me shtëpi të shkatërruara. Ti thua është shkatërruar Kosova gjatë 20 viteve. Kur i shton këto në Kuvend, nuk ka vend për debat”, ka thënë Hoti.