Hoti i kundërpërgjigjet Pecit: Sharjet nuk t’i kam borxh, a po kalon ‘Zajednica’?

24 shkurt 2023 | 16:35

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili e ka quajtur manipulues dhe struc.

Hoti në “Facebook” ka shkruar se ministri Peci qenka nxehur pas deklarimit që ka bërë ai.

Më tutje, Hoti e ka akuzuar ministrin Pecin, duke thënë se e ka zakon të shajë dhe ofendojë kundërshtarët e tij politik.

Sipas tij, e vërteta që e ka thënë ka qenë e papranueshme për ministrin Peci.

Hoti e ka pyetur se çfarë do të bëjnë të hënën në Bruksel, a do të kalon apo jo “Zajednica”.

“Qenka nxehur z. Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime. Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, ka shkruar Hoti.

Ministër Peci i reagon Avdullah Hotit, e quan manipulues dhe struc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më në fund, pas shumë vitesh, Serie A po kthehet…