Hoti i LDK-së: Autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka nënshkruar peticionin e nisur nga Këshilli i qytetarëve të Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.
Hoti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se peticioni përfshinë qëndrimin e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Para ndërtimit të saj, komunat nga bie kjo autostradë, kanë prioritete tjera, në veçanti zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore nga Radiniqi, impiantet e ujërave të zeza për të mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri në Prizren, funksionalizimi i hekurudhës nga Klina në Prizren dhe subvencionimi më i mirë i bujqve dhe blegtorëve”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/pcb.2409862559075084/2409862112408462/?type=3&theater