Hoti i përgjigjet AAK-së për dialogun: Në këtë proces nuk shkojmë për interesa të askujt
10 dhjetor 2020
| 13:11
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është në të mirë të Kosovës vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh partnerit të koalicionit qeverisës, i cili tha se dialogu duhet të ndërpritet, Hoti shtoi se në këtë proces nuk shkojmë për interesa të askujt.
“Unë vlerësoj se vazhdimi i procesit të dialogut është në interesin më të mirë të shtetit tonë Kosovës. Në në këtë proces nuk shkojmë për interesa të askujt por shkojmë për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës në bazë të një dakordimi që kemi me partnerët në BE që të punohet në draftimin e marrëveshjes finale për njohjen reciproke”, ka thënë Hoti, raporton “Epoka e re”.