Hoti i përgjigjet Grenellit për takimin në ShBA
14 gusht 2020
| 08:32
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se më 2 shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Hoti në një postim në “Facebook” shkruan se ShBA-ja ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
“ShBA-ja ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar Hoti.