Hoti i përgjigjet Konjufcës për akuzat ndaj Limajt
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, i ka reaguar deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit në seancën e sotme, i cili ka përmendur edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
Deputeti Hoti ka thënë se Nisma mbështet çdo iniciative që ndalon të gjitha monopolet.
Por, si zakonisht, thotë ai debate të tilla zhvendosen dhe bartën në binare të tjera dhe disa deputetë si Konjufca marrin rolin e hetuesit, gjykatësit, apo prokurorit.
“Glauku u fut në mashtrim e propagandë, por s’po mund ta barttë propagandën. Kur e pat marrë VV pushtetin në Prishtinë pat marrë vendim për leje të ndërtimit. Por, çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur zhvillimi i planit urbanistik. E dini besoj. I keni ndalë lejet, deri sa e keni gjetur rrugën e mirëkuptimit me kompani private për interesa financiare e grupore derisa i gjetet kanalet. Mirë do të ishte t’ju jepni përgjigje qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë Hoti.