Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Ne kemi ushtrinë tonë

29 janar 2021 | 14:14

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili për shkak të Kosovës ka kërkuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se Kosova ka ushtrinë e vet.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi!”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka paralajmëruar se përpjekjet e Tajvanit për të kërkuar…