Hoti i quan mashtrues, hipokritë dhe anarkistë Kurtin e Osmanin: ShBA-ja i nxori nga bataku

14 dhjetor 2022 | 11:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka quajtur mashtrues, hipokritë dhe anarkistë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai ua ka rikujtuar atyre se si e kundërshtonin atë në kohën kur e kishte nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Duke i akuzuar për moskoordinim me partnerët ndërkombëtarë në lidhje për veriun, Hoti ka thënë se ShBA-ja i ka nxjerrë nga bataku këtë “dy anarkistë”.

“ Këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Koordinimi dhe marrëveshjet me Shtëpinë e Bardhë asnjëherë nuk janë të dëmshme për Kosovën

Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pata pranuar kërkesën e ShBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

U patën mobilizuar opozita e atëhershme me akuza për tradhti. Në dhjetor 2021, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, presidentja si zakonisht nxori vrer dhe urrejtje patologjike për këtë veprim timin.

Në të vërtetë, ajo çfarë kisha bërë unë në Shtëpinë e Bardhë ishte dakordimi me aleatin kryesor të Kosovës për kohën e përshtatshme për aplikim. Vetëm mendje të sëmura politike mund të cilësonin akt tradhtie një marrëveshje për Kosovën me ShBA-në të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Tani presidentja i shtyn zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese. Këtë ajo e bëri me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në qeveri.

Unë e kuptoj se nuk ka pasur zgjidhje tjetër, por krahasoni vetë këto dy situata:

– Më 4 shtator 2020, ne bëmë veprim strategjik në koordinim me ShBA-në.

– Ndërkaq, tani ShBA-ja i nxori këta dy anarkistë nga bataku ku kishin rënë, të cilin e kishte përgatitur Serbia me strukturat kriminale në veri.

Këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka treguar interesim për sulmuesin e Manchester United,…