Hoti i reagon Bislimit për largimin e qytetarëve nga Kosova: A janë normal këta çfarë po flasin?
10 maj 2023
| 12:45
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë të mërkurën se ikja e qytetarëve nga vendi “është diçka normale”.
Hoti ka pyetur se si mund të jetë kjo normale, kur në dy vjetët e fundit janë larguar nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?! Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?! Ky numër përbën rreth 7 për qind të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.