Hoti i reagon Blerim Latifit: Mos u frikëso nga gatishmëria e Nismës për zgjedhje

08 gusht 2019 | 12:58

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka reaguar ndaj një shkrimi të Blerim Latifit, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Latifi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar sot se slogani i Nismës “Ne jemi gati!” ia kujton kohën e xhaxhit Enver “kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!”.

Deputeti i Nismës, Enver Hoti ka thënë se Blerim Latifi në mesin e një numri enorm të këshilltarëve, e pa detyra konkretë, duhet të merret me diçka.

“Këshilltar! Mos u frikëso nga gatishmëria e Nismës për beteja politike siç janë zgjedhjet. Por, frikësohuni nga puna juaj dhe nga ajo si i keni punët në shtëpinë tuaj”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Këshilltari i Kadri Veselit paska folur diçka për Nisma Socialdemokrate, duke tërhequr një paralele aspak reale, por meqë këshilltari në mesin e një numri enorm të këshilltarëve, e pa detyra konkrete, duhet të merret me diçka, e populli ka thënë: Kur s’ke çka bën tjetër: “luaje së paku derën”.
Këshilltar! Mos u frikëso nga gatishmëria e Nisma-s për beteja politike siç janë zgjedhjet. Por frikësohuni nga puna juaj dhe nga ajo si i keni punët në shtëpinë tuaj.
Gjithmonë shtetet përreth e kanë injoruar gatishmërinë e Shqipërisë, por në fakt SHQIPËRIA EKZISTON, e ajo që nuk është më është ish Jugosllavia edhe pse besonte shumë në fuqinë e saj!
E.H

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i famshëm i Gjilanit dhe disa skuadrave tjera, Premton…