Hoti i reagon Kurtit pas ftesës për koordinim- Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë!
11 maj 2024
| 12:13
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit ka ftuar partitë opozitare për koordinim rreth agjendës së Kuvendit për sesionin pranveror.
Hoti ka thënë se sjellja e Kurtit bashkë me deputetët e VV-së dhe GUXO-s ndaj institucionit të Kuvendit dhe ndaj opozitës e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovës.
Hoti tutje ka shkruar se nga monitorimi i Kuvendit që është bërë, gjetjet janë shqetësuese, përfshirë mungesën e transparencës në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendimeve kundër kushtetuese, pamundësimi i kuorumit për komisione hetimore dhe mos përgjigje nga ana e Qeverisë në pyetjet e deputetëve.